Lady Gaga për 7 ditë mbledh shumën e majme përtë luftuar Covid-19, ka dhe një suprizë

Lady Gaga për 7 ditë mbledh shumën e majme përtë luftuar Covid-19, ka dhe një suprizë

10:24, 08/04/2020
A+ Aa A-

Lady Gaga ka ndihmuar në mbledhjen e 35 milion dollarë vetëm në 7 ditë për Solidarity Response Fund të Organizatës Botërore të Shëndetit duke u bërë apel drejtuesve të korporatave dhe filantropëve.

Paratë do shkojnë për furnizimet globale të PPE, testet e koronavirusit si edhe për përmirësimin e kapaciteteve për të përpunuar testet,”- tha këngëtarja.

“Kemi thënë vazhdimisht se jemi bashkë në këtë dhe mund te kemi sukses vetëm nëse bëhemi bashkë,”- tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë konferencës me këngëtaren.

“Ne kemi nevojë që e gjithë shoqëria të luajë rolin e vet. Përfshirë edhe njerëzit në industrinë e argëtimit.”

Gjithashtu Lady Gaga në bashkëpunim me OBSH dhe festivalin muzikon Global Citizen do drejtojë një festival që do transmetohet online të quajtur “One World Together at Home.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco