Jennifer Aniston tregon për herë të parë se kush e mundi në audicion

Jennifer Aniston tregon për herë të parë se kush e mundi në audicion

23:47, 07/04/2020

Jennifer Aniston ka treguar se ajo kishte humbur në audicionin e parë kundër Jane Krakowski kur ishte 13 vjeç…pasi që kishte shkuar në të pa e pyetur babin e saj dhe ti bashkohet telekomedisë së tij

Jennifer Aniston ka treguar për jerë të parë se si e kishte humbur audicionin e saj të parë kundër Jane Krakowski kur ishte 13 vjeçare.

Gjatë një paraqitje të drejtpërdrejtë në emisionin live të Jimmy Kimmel nga karantina, aktorja 51 vjeçare kishte thënë se ajo kishte konkurruar për projektin pilot “Search For Tomorrow”, derisa është paraqitur në emision nga karantina, ku shumica e artistëve janë izoluar shkaku i Covid-19.

Ish ylli i Friends ka pranuar që ajo kishte shkuar në këtë audicion kundër dëshirës së babit të saj, aktorit John Aniston dhe i cili luante në atë seri, rolin e Martin Teurneur.

“Kisha zbuluar disa thesare aty, një ishte një Beta Max nga ditët e vjetra të VCR-se dhe ishte audicioni i imë i parë. Isha 13 vjeç kur shkova në audicion të “Search for Tomorrow, që ishte një komedi ku babi i imë luante aty. Edhe sot vdes ta shoh atë!”, ka thënë ajo.

“Isha 13 vjeç dhe mendova se do ta humbas atë, por ishte një rol për të pastruar disa kuti të vjetra. Do të transferohesha e tëra…”.

“Realisht, e humba këtë pjesë. Nuk e mora rolin nëse me kujtohet saktësisht. Jane Krakowski e mori”, ka thënë ajo duke buzëqeshur për këtë kujtim, derisa ka kujtuar se gjërat nuk shkuan siç ajo kishte shpresuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco