Këngëtari shqiptar që u shërua nga koronavirusi, flet për gjendjen e tij

Këngëtari shqiptar që u shërua nga koronavirusi, flet për gjendjen e tij

21:18, 06/04/2020
A+ Aa A-

Këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij kanë folur për gjendjen e tyre, pas lirimit nga Klinika Infektive e QKUK’së, ku kishin qenë duke u trajtuar.

Sejdiu ka thënë se lajmi se në testimet e dyta kanë dalë negativ ka qenë një ndër lajmet më të mira që ka marrë në jetën e tij.

“Ka qenë një ndër lajmet më të mira e më të gëzueshme në jetën time, kur e kemi marrë lajmin që kemi dal negative. Dy tri ditë e para kanë qenë shumë të vështira. Lajmin e kemi marrë vesh në media, para se me ardh drejtoresha me na njoftu. Menjëherë na kanë nda në një dhomë tjetër dhe kanë fillu me terapi”, ka thënë Sejdiu.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Xhevahirja ka thënë se gjatë kohës sa kanë qenë duke u trajtuar më shumë e ka pasur hallin e fëmijëve sesa të saj dhe Muhametit.

“Kanë qenë javë të vështira. Këta po ankohen për izolim nëpër shtëpia, por izolimi jonë ka qenë pak ma ndryshe.Shyqyr prej Zotit e prej mjekëve e kaluam mirë. Kenaqësia më e madhe ka qenë kur kam ardh në shtëpi edhe i kam pa djemtë. Edhe ata kanë qenë të mbyllun për 16 ditë pa dal kërkund. Më shumë e kam pas dertin e fëmijëve sesa vetë që kam qenë e izolume”, ka thënë ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco