Babai i tij mjek iu infektua me Covid-19, Dj Vicky ironizon me Ramën dhe Veliajn

Babai i tij mjek iu infektua me Covid-19, Dj Vicky ironizon me Ramën dhe Veliajn

20:01, 06/04/2020
A+ Aa A-

Vik Kraja ka ironizuar publikisht me Ramën e Veliajn.

Vik Kraja, i njohur ndryshe si Dj. Vicky së fundmi është përballur me diçka shumë të pakëndshme në familjen e tij.

Babai i tij Dhimitër Kraja është diagnostikuar me virusin Covid-19 ndërkaq Viki po brengoset për gjendjen aktuale në vend pasi nuk po respektohen rregullat e karantinës.

Ai këtë e ka treguar nëpërmjet një postimi ku i ka etiketuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

“Mora leje me hudh plenat, kafet plot, marketet plot, bankat plot, të gjithë me kafe në dorë, po putheshin. E hënë pranverore”, ka shkruar ai duke ‘ironizuar’ kryeministrin së bashku me kryebashkiakun, të cilët i ka taguar në foto, pasi janë ata që kishin premtuar masa të rrepta për ruajtjen e distancimit social në të gjithë vendin, e kryesisht në qytetet e mëdha siç është dhe metropoli i Shqipërisë.         

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco