‘Antonio’ i serialit ‘Për ty’ shpërndanë videon e serialit të dubluar SHQIP

‘Antonio’ i serialit ‘Për ty’ shpërndanë videon e serialit të dubluar SHQIP

19:47, 06/04/2020

‘Për ty’ ka qenë një nga serialet më të ndjekura në Kosovën e pasluftës.

Ky serial me origjinë meksikane, ka qenë shumë i ndjekur në trojet shqiptare, e këtë shikueshmëri e ka nxitur edhe fakti që seria ishte dubluar në gjuhën shqipe, shkruan Syri Kosova.

Ndonëse kanë kaluar vite që nga transmetimi, duket se ndjekësit shqiptarë akoma janë të pasionuar ndaj serialit.

Kjo se, një ndjekës shqiptarë ia ka dërguar aktorit kryesor të serisë, Leonardo Garcias, videon nga dublimi shqip.

Ai më pas videon e shpërndau në Instagram dhe gjithë ndjekësit e tij nga bota e kanë dëgjuar te flitet shqip.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco