Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

‘Dua t’i kem shtatë fëmijë’, por ajo ka probleme

‘Dua t’i kem shtatë fëmijë’, por ajo ka probleme

18:20, 06/04/2020
A+ Aa A-

Kylie Jenner ka pranuar se dëshiron t’i ketë shtatë fëmijë, por ‘jo tani’.

Pas ndarjes nga babai i vajzës, Stormi, Travis Scott, Kylie Jenner është një nënë beqare, shkruan DailyMail.

Por, Kulie ka dëshirë që të ketë numër të madh të fëmijëve, e këtë gjë e pranoi gjatë një bisede në Instagram me shoqen e saj, Stassie Karanikolaou, të premten.

“Unë dua shtatë fëmijë, por jo tani”, tha 22-vjeçarja, e cila ka edhe një vajzë dyvjeçare, Stormi Webster me ish-partnerin, Travis Scott.

“Shtatzënia nuk është thjesht shaka, është një gjë serioze dhe e vështirë, nuk jam ende gati për atë”, tha ajo.

E pyetur rreth marrëdhënieve seksuale, Kylie tha se do dëshironte që partneri të ishe plotësisht i heshtur sesa të kishte theks të çuditshëm gjatë marrëdhënies.

Kylie u pyet edhe nëse do të zgjedhte që dikush të shohë përmbajtjen e telefonit të saj apo mos ta përdorë kurrë atë, ajo zgjodhi opsionin e dytë.

Ajo foli edhe për jetën e karantinës, duke përmendur heqjen e thonjve artificial, meqë rast tha “Nuk di të shkruaj në telefon pa thonj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco