Rrëfime karantine,Arbenita Ismajli i thotë të gjitha

Rrëfime karantine,Arbenita Ismajli i thotë të gjitha

13:58, 06/04/2020
A+ Aa A-

Arbenita Ismajli është treguar e sinqertë në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, të cilat kanë dashur të dinë më shumë rreth jetës së saj private.

Ajo ka zbuluar disa të reja në lidhje me marrëdhënien e saj me Feron, apo ndërhyrjet estetike.

Së pari modelja bukuroshe ka zbuluar gjestin që e bëri të dashurohej pas reperit shqiptar.

Ajo shkruan se Fero është treguar “tamam burrë” që në fillimet e lidhjes kur e mori në shtëpinë e tij dhe deshi të njihej me familjen e saj.

Arbenitës i ka pëlqyer fakti që Fero nuk e ka mbajtur sekret lidhjen.

'Më pëlqen që ai bëri atë që tha. Si një burrë tamam, ai erdhi dhe foli me familjen time. Më çoi në shtëpinë e tij. Nuk e mbajti lidhjen sekret. Më pëqlen që po rritemi bashkë më të zgjuar më të lumtur më të shëndetshëm. Mund të jetë një djalë i keq për ju, por për mua është shumë i ëmbël”, shkruan Arbenita.

Image

Gjithashtu ajo ka zbuluar ndërhyrjen e vetme estetike që ka, jo në fytyrë por në gjoks. Arbenita ka bërë reduktim të gjoksit, dhe ka realizuar dy ndërhyrje pasi e para nuk ishte e suksesshme.

“Fytyra është e gjitha e imja. Duhet të pranoj se kam bërë reduktim të gjoksit. Dy herë pasi e para ishte jo e suksesshme. Nuk më pëlqen të gënjej kështu që ja ku e keni”!, shkruan modelja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco