Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

 Shkodra gjen mënyrën e veçantë për të përcjellë Gëzim Krujën

Shkodra gjen mënyrën e veçantë për të përcjellë Gëzim Krujën

12:31, 06/04/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme po përcillet për në banesën e fundit mjeshtri i madh i humorit, Gëzim Kruja.

Duke qenë një situatë aspak e zakonshme për shkak të Koronavirusit, aktorit të mirënjohur nuk mund t’i bëhen nderimet e duhura.

Megjithatë qyteti i Shkodrës do ta përcjellë nga dritaret e shtëpive me duartrokitje artistin Gëzim Kruja.

Në orën 12 të gjithë do jenë nëpër dritare dhe ballkone për të nderuar Krujën.

Makina që mban arkëmortin do të ndalojë edhe përpara Teatrit Migjeni, aty ku artisti kaloi gjithë jetën.

Kujtojmë se ai u nda na jeta ditën e djeshme pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco