‘Anxhali’ në krizë financiare prej karantinës

‘Anxhali’ në krizë financiare prej karantinës

10:02, 06/04/2020
A+ Aa A-

Aktorja indiane Dalljiet Kaur e cila njihet nga roli i “Anxhalisë” në serialin “Si ta quaj këtë dashuri”, ka treguar në një intervistë së fundmi se është e shqetësuar për të ardhmen e djalit të saj dhe krizës financiare që po kalojnë.

Aktorja është ndarë nga bashkëshorti dhe jeton me djalin e saj, Xhejdon.

Ajo tregoi se po kalojnë shumë bukur nënë e bir në shtëpi, por nga ana tjetër i duhet të mendojë edhe për paratë.

“Ditët në karantinë kanë kaluar të qeta. Nuk kam kaluar kaq shumë kohë me djalin që kur ai ka lindur. Nuk kam motiv për të dalë dhe po kaloj shumë bukur me Xhejdonin. Kam zbuluar që më pëlqen shumë gatimi. Nuk kam gatuar kurrë sepse nuk kam patur kohë prej punës. Tani kam kuptuar që mund të gatuaj shumë mirë. Gjithashtu kam bërë edhe ushtrime fizike në shtëpi pasi më parë nuk kam patur kohë as të shkoja në palestër. Shqetësimi im është kur kryeministri të thotë që mund të dalim nga karantina. Nuk jam e sigurt nëse mund ta çoj Xhejdonin në shkollë. Sepse asgjë nuk është e sigurtë dhe vaksina nuk është gjetur ende. Kam frikë se karantina do vazhdojë pasi ka njerëz që nuk po i zbatojnë rregullat. Sa më gjatë qëndrojmë në karantinë, aq më shumë do kemi probleme financiare. Mua më duhet të paguaj taksat e makinës, duhet të paguaj qeranë e shtëpisë. Si do t’i paguaj kur nuk po marr para? Është shumë e vështirë! Unë isha në xhirimet e një seriali dhe doja të kërkoja pagën time, por ndodhi pandemia. Kështu që akoma nuk e kam marrë pagën dhe producenti duhet të më telefonojë dhe të më thotë që do i transferojë paratë. Kjo duhet të ndodhë ose në të kundërt do jemi në panik”-tha aktorja./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco