‘Hyrremi’ bën rrëfimin prekës: Kam vuajtur nga një sëmundje, partneri më përdori për famë

‘Hyrremi’ bën rrëfimin prekës: Kam vuajtur nga një sëmundje, partneri më përdori për famë

21:01, 05/04/2020

Aktorja Meryem Uzerli u bë shumë e famshme në Turqi, Shqipëri e në shumë shtete të botës nga roli i “Hyrremit” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”.

Ky serial pati shumë sukses, theu rekorde shikueshmërie dhe rrjedhimisht aktorja mori famë të menjëhershme.

Së fundmi në një intervistë për një revistë turke, Meryem Uzerli ka treguar se pas serialit ajo ka vuajtur nga sindroma burnout (Sindroma burnout shkaktohet nga stresi në punë dhe krijon lodhje fizike, emocionale dhe mendore duke ndikuar në vetëbesimin e personit).

“I thoja Po çdo gjëje vetëm që të mos lëndoja askënd. Por në fakt po tregohesha e ashpër me veten. Mendoja se unë isha një makinetë që duhet të punoja. Isha si një robot. I thoja vetes të isha perfekte dhe të mbaja disiplinë. Në fund i thashë produksionit të serialit që kjo ishte e tepërt për mua. Kur u sëmura me sindromën burnout isha bërë si një makinë e prishur”-u shpreh aktorja.

Meryem Uzerli asokohe ishte në një lidhje me babain e vajzës së saj. Lidhja e tyre nuk shkoi mirë dhe aktorja pati shumë presion psikologjik. Meryem tregoi se kur partneri mësoi se ajo ishte shtatzënë i tha “Nuk dua fëmijë” dhe e pështyu në fytyrë. “Kuptova që ai më përdori vetëm për famë dhe thërriste paparacët kudo ku shkonim”-tregoi aktorja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco