Gynej i bën Songylit surprizën gjigante në konvikt, nesër në “Lule të vetmuara”

Gynej i bën Songylit surprizën gjigante në konvikt, nesër në “Lule të vetmuara”

22:15, 03/04/2020
A+ Aa A-

Songyl rikthehet në jetimore dhe merr një surprizë nga Gynej. Ky i fundit i bën dhuratë një arush gjigant por Songyl nuk i pëlqen aspak arushët. Toprak fajëson veten për aksidentin.

Kader ende shpreson se nëna e saj do të pendohet dhe do të rikthehet tek ajo. Në shkollë nis sezoni i provimeve dhe nxënësit detyrohen t’i kthehen mësimeve pavarësisht aksidentit që kaluan.

Defne dëshpërohet pasi i duhet të shkojë në shkollë me paterica. Ajo nuk dëshiron që shokët e klasës ta mëshirojnë. Për hatër të Xhemres Gokhani i qëndron pranë Defnes. Kjo e fundit e kupton që Gokhan po e mëshiron.

Nëna e Meralit duhet të bëjë testin e ADN-së për të vërtetuar që Meral është vajza e saj. Neriman punëson mamanë e Meralit në kuzhinën e konviktit. Nazan mëson se Kemal ka qenë në shtëpinë e saj dhe e akuzon për vjedhje.

Meral dhe Kader vjedhin përgjigjet e provimit. Shoqja e Defnes, Merve i kap mat por vajzat bëjnë një marrëveshje./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco