Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Dua Lipa acarohet me politikën e Britanisë

Dua Lipa acarohet me politikën e Britanisë

21:15, 03/04/2020
A+ Aa A-

Dua Lipa njihet si kundërshtuese e politikave të tanishme të Britanisë së Madhe.

Dua Lipa pas suksesit me albumin e saj të ri ‘Future nostalgjia’ ishte ftuar në një intervistë me ‘The guardian’ ku pos tjerash ajo foli edhe për politikën e Britanisë.

Një temë mjaft e ‘nxehtë’ kjo për qytetarët e atij vendi dhe diçka që Dua nuk heziton të flas.

Kosovarja ka dalë kundër edhe një herë për vendimin e Brexit, dhe thotë se ky vendim mund të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen.

Ajo shtoi se qofse ky vendim ishte marë në të 90-tat atëherë ardhja migrimi i saj në Londër do ishte i pa mundur.

“Më shqetëson se ndoshta disa nga gjeneratat e reja të refugjatëve nuk kanë në të vërtetë të njëjtat mundësi që mua m’u dhanë për shkak të fatit – ose për fat të keq – që prindërit e mi u transferuan në Londër dhe unë linda këtu dhe isha në gjendje të jetoja ëndrrën që desha”, thotë ajo. “Nëse Britania e pas-Brexitit ende i ofron ato mundësi, ‘ne do të shohim se si funksionon gjithçka’”, thotë ajo me kujdes. E acaruar për Brexitin, Dua shrephet: “Duke qenë nga Kosova, unë e di se çfarë do të thotë që ata [refugjatët] të jenë pjesë e BE-së dhe të pranohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco