Ndahet nga jeta këngëtari i njohur i shumë hiteve dhe fitues i shumë çmimeve

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur i shumë hiteve dhe fitues i shumë çmimeve

20:19, 03/04/2020
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur i muzikës soul, krijuesi i hitit “Ain’t no sunshine when she’s gone”, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Bill Withers këngëtari me shumë ndikim në muzikën soul, ka vdekur në moshën 81 vjeçare për shkak të komplikimeve në zemër, sipas një lajmërimi nga familja e tij.

Withers ka shkruar dhe incizuar shumë hite të mëdha të muzikës botërore, duke përfshirë edhe këngët si “Lean On Me” dhe “Just the Two of Us”, para se të pensionohej në mesin e viteve të 80-ta, kur edhe ka zgjedhur të qëndrojë larg syrit të publikut.

Ata e përshkruanin atë në një deklaratë si një “njeri të vetmuar me zemër të nxitur për t’u lidhur me botën”.

I njohur për vokalin e tij të butë bariton, ai shkroi disa nga këngët më të njohura të viteve ’70, duke përfshirë Just The Two Of Us, Dayly Lovely dhe Use Me.

Megjithëse ai ndaloi incizimin e këngëve më 1985, këngët e tij mbetën patën ndikim i madh në R&B dhe hip-hop.

“Ndihemi të shkatërruar për humbjen e burrit dhe babait tonë të dashur, të përkushtuar”, thanë familja e tij.

Kënga e tij “Lean on me” kohët e fundit iu përshtat pandemisë koronavirusi, shumë njerëz postojnë versionet e tyre, duke mbështetur punonjësit shëndetësorë dhe shërbimet tjera thelbësore.

Artisti është fitues i trefishtë i çmimeve Grammy. Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tyre.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco