Komediani i njohur vdes pas diagonistikimit me COVID-19

Komediani i njohur vdes pas diagonistikimit me COVID-19

20:56, 02/04/2020
A+ Aa A-

Eddie Large ka vdekur në moshën 78-vjeçare, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Komediani Eddie Large, i njohur për rolet tek “Little and Large” ka vdekur pasi ishte prekur me koronavirus, shkruan BBC.

Ylli, 78 vjeç, ishte një fytyrë e njohur në TV në vitet 1970 dhe 80 dhe ishte i famshëm për partneritetin e tij me Syd Little.

Familja e tij me trishtim e konfirmoi lajmin në Facebook, duke thënë see ai kishte probleme me zemrën dhe kishte kontraktuar virusin në spital, transmeton lajmi.net.

Syd Little shkroi “Ai kishte qenë i sëmurë për një kohë, por kur ndodh kjo, ju godet”.

“Ne ishim së bashku 60 vjet,” i tha ai BBC Radio Lancashire. “Nuk ishte si të kisha një partner. Ne ishim miq.”

Familja e komedianit tha që ata nuk kishin qenë në gjendje ta vizitonin në spital për shkak të kufizimeve përreth koronavirusit, “por të gjithë familja dhe miqtë e afërt i flisnin çdo ditë”.

“Ne do të na mungojë shumë ai dhe jemi krenarë për gjithçka ai ka arritur në karrierën e tij me Syd dhe e dimë që ai ishte shumë i dashur nga miliona që i shikonin ata çdo javë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Pas vdekjes së tij, reaguan edhe shumë miq e bashkëpunëtorë të Large, të cilët e morën me pikëllim lajmin për vdekjen e tij.

Large, emri i vërtetë i të cilit ishte Hugh McGinnis, u lind në Glasgow por u rrit në Moss Side të Manchester dhe famën më të madhe e arriti me “Little and Large”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco