Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

U dyshua për koronavirus, del përgjigja e testit për Kivanç Tatlitug

U dyshua për koronavirus, del përgjigja e testit për Kivanç Tatlitug

14:54, 02/04/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme me anë të një statuti aktori i njohru turk Kivanç Tatlitug tregoi se ai kishte bërë testin e virus koronës dhe po priste përgjigjen.

Aktori shkroi në postim:

'Përshëndetje të gjithëve! Unë dhe gruaja ime kemi qënë për 15 ditë në vetëizolim. Por pas disa ankesave të mia  u shtrova për të qënë nën vëzhgimin e spitalit.Ju lutem mos u shqetësoni. Unë jam mirë dhe po pres përgjigjjen'.

 Nuk vonoi dhe aktori publikoi një tjetër status një status ku i qetësoi fansat duke treguar se testi ka dalë negativ.

Megjithatë mjekët kishin zbuluar se aktori kishte pneumoni dhe do të trajtohet për këtë.

Tatlitug i falenderoi të gjithë për interesin e madh që treguan ndaj tij dhe veçanërisht profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

“Uroj që të shërohen të gjithë pacientët me Covid-19. Lutjet e mia janë për ju. Unë jam mirë tani. Faleminderit që u interesuat për mua”- shkruan aktori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco