Hygerta Sako revoltohet me masat e koronavirusit: Mirë që na morën lirinë, por edhe pagat...

Hygerta Sako revoltohet me masat e koronavirusit: Mirë që na morën lirinë, por edhe pagat...

08:24, 02/04/2020
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur e RTSH-së, Hygerta Sako duket se nuk i ka pritur mjaft mirë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Me anë të një postimi në Facebook, Hygerta është revoltuar ndaj përgjysmimit të rrogave në administratën shtetërore dhe mbylljen e të gjitha klinikave dentare apo edhe anulimin e të gjitha operacioneve.

“Mirë që na morën lirinë, shkojnë përgjysmojë pagat e administratës shtetërore, a thua rrogat e larta shumë këtu tek ne, por shtyhen pa afat operacionet kirurgjikale dhe ndërhyrjet dentare. Po çfarë kujtojnë këta se bëjnë operacione apo shkojnë te dentisti për qejf? Të sëmurët e tjerë të mbajnë radhën. COVID-19 ka rëndësi. Kam ngelur gojë hapur. Lusni Zotin të mos na zerë dhëmballa. S’di çfarë të them më,”-shkruan Sako.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ay05/04/2020 16:07

Shume te drejte ke Hygerta, e ke kuptuar tamam qe cvd19 po fryhet shume qe ca si rama e shoket e vete te bejne si kane bere e karteli qe ka marre ne dore boten e ka mbyllur ate ne shtepi qe njerezit te mos shohin gje e te mos marrin vesh.

Shto koment

Denonco