Ronela Hajati ka ndjekur çdo rregull të karantinimit, por do thjesht të rinisë puna

Ronela Hajati ka ndjekur çdo rregull të karantinimit, por do thjesht të rinisë puna

22:30, 01/04/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka treguar se gjatë kësaj periudhe ka vendosur ta respektojë maksimalisht karantinimin duke ndjekur të gjithë rregullat e nevojshme, megjithatë duket se asaj ka nisur t’i mungojë mjaftueshëm puna.

Ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ku shfaqet mjaft thjesht në ambientet e shtëpisë.

“Ku të të gjej? Brenda. Jam njeriu më i paaktivizuar në këtë periudhë, dua thjesht të rinisë puna. Besoj që të gjithë apo jo. Ama qëndrimin brenda e kam bërë për mrekulli”, ka shkruar Hajati krah postimit të fundit.

Njëjtë si të gjithë njerëzit e tjerë edhe Ronelës ka nisur t’i mungojë aktiviteti normal dhe nuk ka hezituar ta ndajë këtë edhe me fansat e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco