Aktori i ‘Osmani’ largohet papritur nga seriali dhe tregon arsyen

Aktori i ‘Osmani’ largohet papritur nga seriali dhe tregon arsyen

19:50, 01/04/2020
A+ Aa A-

Një nga aktorët e serialit “Osmani”, që po transmetohet edhe në vendin tonë, ka vendosur të largohet nga seriali. Bëhet fjalë për aktorin Ismail Hakki i cili luante rolin e Samsa Bej.

Në një postim në rrjete sociale, aktori ka dhënë lajmin e largimit dhe është shprehur se ky vendim ka ardhur pas disa çështjeve me produksionin. Në fund aktori thekson se është mirë me shëndet dhe largimi i tij nuk ka të bëjë me koronavirusin.

“Të dashur vëllezër dhe motra. Si në çdo punë, edhe puna ime në këtë serial mbaroi këtu. Vendosa të largohem pas disa çështjeve. Nuk mund ta shpreh sa mirënjohës jam për komplimentet tuaja gjatë kohës që isha pjesë e serialit. Uroj që Zoti të jetë i lumtur me ju të gjithë. Shpresoj dhe uroj të shihemi sërish në të ardhmen me seriale, filma dhe projekte të tjerë. Kujdesuni për veten! Faleminderit! Covid-19 nuk është arsyeja pse u largova, nëse e dëgjoni gjëkund këtë për mua, mos e besoni”, shkruan aktori./revistawho

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco