Burak arrestohet ndërsa Songyl nuk zgjohet nga koma, nesër në “Lule të vetmuara”

Burak arrestohet ndërsa Songyl nuk zgjohet nga koma, nesër në “Lule të vetmuara”

18:45, 01/04/2020
A+ Aa A-

Gokhan dhe babai i tij arrijnë të kapin Burakun. Shokët e klasës rrahin Burakun dhe e fajësojnë për gjithçka që ndodhi. Policia arreston Burakun ndërsa ky i fundit nuk është penduar aspak.

Ejlyl zgjohet dhe gëzohet kur gjen pranë vetes Mesuden. Nga ana tjetër Songyl vazhdon në gjendje të rëndë. Gynej përlotet duke parë Songylin në shtratin e spitalit dhe lutet që ajo të zgjohet sa më shpejt.

Neriman nuk ka shpresa për Songylin. Feride sheh një ëndërr sikur Songyl ka vdekur dhe frikësohet pa masë.

Xhemre fajëson veten që tërhoqi denoncimin ndaj Burakut. Vajzat e jetimores i çojnë dhurata Songylit në spital dhe luten që ajo të shërohet. Nëna e vërtetë e Meralit mëson se vajza e saj jeton./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco