Në mungesë të koncerteve, këngëtarët shqiptarë gjejnë mënyrën perfekte për të argëtuar fansat

Në mungesë të koncerteve, këngëtarët shqiptarë gjejnë mënyrën perfekte për të argëtuar fansat

18:26, 01/04/2020
A+ Aa A-

Pas përhapjes së Covid-19, në të gjithë botën u morën masa për mbylljen e të gjitha aktiviteteve. Në këtë mënyrë prej kohësh nuk mund të organizohen më as koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Këngëtarët shqiptarë tashmë janë në shtëpitë e tyre, por kjo nuk i ka ndaluar të japin koncert për fansat. Koncertet tani zhvillohen përmes Instagramit. Disa prej këngëtarëve të mirënjohur shqiptarë janë mbledhur së bashku për të kënduar, të tjerë i kanë zhvilluar “koncertet” live në Instagram.

Gjithashtu përmes këtyre videove artistët shqiptarë kanë realizuar një dhuratë të bukur për mjekët tanë heronj e të palodhur që përballen me virusin përditë. Disa prej koncerteve të tyre nga karantina jua sjellim në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco