Morena Taraku feston ditëlindjen e saj  të pazakontë në karantinë, ja sa vjeç mbush modelja

Morena Taraku feston ditëlindjen e saj të pazakontë në karantinë, ja sa vjeç mbush modelja

11:20, 01/04/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja Morena Taraku ka kaluar ditën e saj më speciale e izoluar në shtëpi.

Ajo ka mbushur 27 vjeç, mirëpo kjo ditëlindje ka qenë më e pazakonta për këngëtaren.

Kësaj here, asaj i është dashur të festojë në karantinë, megjithatë surprizat e familjarëve nuk kanë munguar edhe në këtë situatë.

Në mesnatë, Morena është surprizuar me lule, dhurata dhe një tortë shumë të këndshme e cila mbante portretin e saj.

Pasi ka fryrë qirinjtë, të gjithë kanë dalë jashtë për të parë një shfaqje me fishekzjarre, ndërsa në Instagram këngëtarja ka marrë urimet më të bukura.

“E gëzofsha ditëlindjen”, shkruan Morena krahas videos, ndërsa postimet e saj lënë të kuptohet se megjithëse në karantinë, kjo ka qenë një ditëlindje speciale për këngëtaren.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

D.T.01/04/2020 12:00

"King" është për mbret; Nëse Morena e konsideron veten mashkull, është tjetër gjë. Duhet të shkruhej "Queen". thjesht sa për të vënë pikat mbi "i". Morena është edhe yll e bukur dhe nuk i shkon për shtat King, por Queen.

Shto koment

Denonco