Lajmi i fundit

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së Nasip Naço paraqitet në SPAK

Nipsey Hussle - Kush e vrau reperin në LA?

Nipsey Hussle - Kush e vrau reperin në LA?

20:47, 31/03/2020
A+ Aa A-

Reperi Nipsey vdiq më 31 mars të vitit 2019, por a jemi gati të kuptojmë të vërtetën e vdekjes së tij?

Në ora 14:50 reperi kishte hedhur ‘tweetin’ e tij gjysmë orë para se të eksekutohej, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Në postim shkruante “Është një bekim të kesh armiq të fortë”

Sistemi i kamerave i vendosur në dyqanin e reprit në Crenshaë, Los Angeles, paraqesin një njeri i cili me armë në të dy duart hap zjarr drejt Nipseyt.

Vrasësi ishte tërhequr përkohësisht për ta goditur viktimiën në kokë për së fundmi herë.

Vrasja tmerroi publikun në të gjithë botën, me elozhe nga të famshmit Drake dhe Rhianna. Shumë shpejt, thashethemet u përhapën rreth vrasjes. Në dokumentarin e ri të BBC Three The Mysterious Murder of Nipsey Hussle, regjisori Ben Zand flet me njerëzit që e njihnin Nipsey, me policinë dhe anëtarët e bandave kriminale të LA, për të hetuar jetën dhe vdekjen e reperit me famë botërore.

Kush ishte Nipsey Hussle?

Reperi Nipsey Hussle – emri i vërtetë Ermias Asghedom – lindi në Crenshaw në 1985.

Ai u vlerësua si hero në komunitetin e tij. Ai zotëronte një label rekord dhe të drejtat për muzikën e tij. Ai zgjati 1.8 miliardë transmetime muzikore brenda një viti, fitoi dy Grammys pas vdekjes dhe u bë një ikonë në të gjithë botën, falë pjesërisht për investimin e tij në shkenca dhe projekte teknologjike për të rinjtë e privuar nga prapavijë. Ai fitoi dy çmime Grammy, dhe u bë emër i njohur në të gjithë botën, falë investimeveve të tij në teknologji dhe në shkencë përfituan moshat e reja të privuar në prapavijë.

“Një pjesë e madhe e arsyes që njerëzit ndjeheshin të lidhur me Nipsey ishte [mesazhi i tij],” Hej, si njerëz të zinj ne duhet të ndërtojmë gjërat tona. Ne nuk duhet të jemi kaq të varur nga entitetet e bardha për të mbijetuar, “thotë organizatori i komunitetit Chavonne Taylor.

“Po ashtu duke na inkurajuar të bashkohemi me të. Kjo ishte ajo që e gjithë muzika e tij thoshte:” Bashkohu me mua në këtë. Le të zotërojmë bashkësitë tona “.

Por ai shkaktoi polemikë gjithashtu, i akuzuar për homofobi në Janar 2018 për një postim në Instagram. Ai po ashtu ishte ndjekur për disa shkelje ligjore.

Nipsey ishte pjesë e bandës së tij të qytetit, Rollin 60s Crips, dhe muzika e tij flet për rrugët e vështira në të cilat ai u rrit dhe kulturën e ‘gangsterit’ në të cilën u pjek.

Thashethemet

Pas vrasjes së Nipsey, filluan thashethemet se kush ishte pas tij. Teoritë e komplotit filluan të përhapen, duke fajësuar vdekjen e tij në shumë grupe të ndryshme: policinë, qeverinë amerikane, ndërmarrjet farmaceutike dhe Illuminati.

Disa muaj pas vdekjes së Nipsey-t, doli që policia kishte hetuar atë dhe bizneset e tij, të cilat i dhanë benzin zjarrit mbi teoritë e përfshirjes së policisë në vrasjen e tij.

Zyra e avokatit të qytetit LA kishte ndjekur pasurinë e Nipsey-t, duke pretenduar se ka të bëj me një bandë kriminale dhe se ishte vendi i tentativave të vrasjeve, të shtënave dhe plaçkitjeve.

Departamenti i Policisë në Los Angeles refuzoi të komentojë pavarësisht kërkesave të shumta.

Ligji i rrugëve

Në prill të vitit të kaluar, policia arrestoi 29-vjeçarin Eric Holder, i cili akuzohet për vrasjen e Nipsey. I akuzuaru, i cili mbron pafajësinë e tij, përballet me një dënim maksimal të burgut në qoftë se dënohet. Gjyqi i tij pritet të fillojë në prill.

Si për çudi, Eric dhe Nipsey ishin nga e njëjta bandë. Dhe, sipas transkriptimeve në seancën paragjyqësore, një bisedë u zhvillua midis Eric dhe Nipsey momente para se të pushkatohej reperi.

Nipsey me sa duket akuzoi Eric Holder se ishte një “spiun”. Fjala “spiun” është përmendur në transkript 24 herë.

kjo që mund të ketë qenë arsyeja e vrasjes së Nipsey, sipas një anëtari të bandës të ‘Gangsterit’ në LA.

“[Të thërrasësh dikë ‘Spiun’] është gjëja më e keqe që mund të thuash,” thotë Cedric, një anëtar afatgjatë i kësaj bande lokale. “Kjo është një fyerje shumë e keqe.

“Unë të vras ty nëse ti më thërret kështu”.

Cedric gjithashtu thotë se Nipsey për kundër suksesit fenaomenal që kishte lëvizte natyrshëm në lagjen e tij ku u rrit në Crenshaë.

“Nipsey ishte budalla,” thotë Cedric. “Banda e tij nuk e mbrou atë dhe ata nuk do ta mbronin edhe kur bëri famë dhe pasuri.

“Ai nuk duhej të ishte kurrë në atë dyqan pa siguri. Por ai ndjehej rehat.

“Suksesi i tij ishte i admirues por ai kishte shumë urrejtës.

“Ai mendonte se është i paprekshëm”.

Polici në pension Bryan Bentley e kaloi tërë karrierën e tij me LAPD duke punuar në lagjen Nipsey – dhe ai gjithashtu beson se vrasja erdhi në një konflikt të lidhur me bandat.

“Ai nuk e respektoi personin, ju nuk mund ta nënvlersoni dikë në rrugë, ky është një rregull’

“Ju nuk i shpërfillni njerëzit. Nëse e bëni këtë, do bëni mirë nëse filloni vetëmbrojtejn”.

“Ky është ligji i rrugëve. Ky është ligji se si funksionojnë anëtarët e bandave.”

‘Ai ishte një nga djemtë e mirë’

Nga Ben Zand, Drejtor dhe Prezantues i The Mysterious Murder of Nipsey Hussle

Unë kam bërë dokumentarë në shumë njerëz tani, por kurrë nuk kam bërë një të tillë në dikë siç është Nipsey Hussle.

Nipsey ishte një nga djemtë e mirë.

Ai ishte dikush që distancohej nga gjërat e zakonshme që të famshmit bënin. Më pak i interesuar për ndjekësit në Instagram, më i interesuar për ndërtimin e një jete reale duke qenë personifikimi i asaj që predikoi: ‘Fuqizoni komunitetin tuaj përmes pronësisë. Bleni përsëri lagjen. Hiqni ndërmjetësin. Të gjitha paratë brenda as një cent jasht (kjo ishte motoja e Nippsey).

Ai kurrë nuk la komunitetin e tij, ai investoi në të për ta bërë atë një vend më të mirë. Kjo ishte arsyeja që ai ishte kaq i dashur.

Por kjo është ajo që e bëri vrasjen e tij gjithnjë e më tronditëse. Si ka mundësi që një burrë kaq i idolizuar të jetë qëlluar të paktën 10 herë jashtë dyqanit të tij, në lagjen e tij?

Nipsey kishte një histori të gangsterit, kishte një obligim rreth njerëzve pranë tij t’i bart ata me suksesin që ai kishte, një presion i ‘vogël’ ky.

Ka shumë rregulla në jetën e ‘gangsterit’ dhe një rrotullim i gabuar të merr jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco