Ju mungojnë udhëtimet? Getoar Selimi ju bën një xhiro të shpejtë në destinacionet më interesante të botës

Ju mungojnë udhëtimet? Getoar Selimi ju bën një xhiro të shpejtë në destinacionet më interesante të botës

09:01, 31/03/2020
A+ Aa A-

Reperi i njohur i ‘showbiz-it’ shqiptar, Getoar Selimi ka treguar shpeshherë në rrjetet sociale disa nga destinacionet më të bukura që ai ka vizituar në udhëtimet e ndryshme ku ka qenë së bashku me Marinën.

Pavarësisht postimeve të mëparshme, duket se Getoari ka vendosur t’i rihapë edhe njëherë arkivat e tij, duke ndarë me fansat shumë prej vendeve, plazheve dhe natyrave që ka shijuar anembanë botës.

Selimi ka sjellë edhe njëherë për ndjekësit ditët e nxehta të verës, që disa herë e kanë gjendur në vende si Miami, Capri, Maldives, Bahamas, Barcelona, Sardinia, Havana e shumë të tjera.

Nëse ju mungojnë vendet në të cilat keni qenë, apo jeni duke planifikuar udhëtimin e parë nxitimthi sapo kjo situatë të mbarojë, atëherë Getoari ju “bën” një xhiro të shpejtë në destinacionet më interesante në mënyrë që ju të vendosi më kollaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco