I ktheu fëmijët në Itali në këtë kohë, Maxi Lopez shpërthen kundër Wanda Nara

I ktheu fëmijët në Itali në këtë kohë, Maxi Lopez shpërthen kundër Wanda Nara

13:08, 30/03/2020
A+ Aa A-

Maxi Lopez që vihet kundër Wanda Nara nuk është dicka e re, e përsëri motivi i përplasjes janë fëmijët, por këtë herë jeta e tyre.

Futbollisti argjentinas, në fakt, nuk e ka pëlqyer aspak zgjedhjen e ish-bashkëshortes për ti cuar fëmijët në Itali (modelja ka pesë fëmijë, tre të parët me Maxi Lopez e dy të tjerët me Mauro Icardi):

“I çove fëmijët tanë nga Parisi në epiqendrën e infektimit” ka shkruar Maxi në një mesazh të postuar në twitter.

“Do të doja të dija në bazë të cfarë kriteresh thyen karantinën gjatë një pandemie globale, në të cilën të gjithëve i kërkohet të mos dalin dhe ekspozon fëmijët tanë në një udhëtim nga një shtet në një tjetër, transferohesh e shkon në epiqendrën e infektimit (Lombardi) në Itali pa e vrarë mendjen për asnjë pasojë. Cfarë të kalon nëpër mendje në këto momente në të cilën gjëja më e shenjtë që ke në botë është shëndeti i fëmijëve tanë? Më indinjon që ti nuk ke ndërgjegje. Nëse nuk do ta bësh për ju, bëje për ata sepse sot je mamaja e 5 krijesave, por sic duket nuk e ke kuptuar akoma”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco