Sharon Stone falenderon shqiptarët me gjithë zemër, ja pse

Sharon Stone falenderon shqiptarët me gjithë zemër, ja pse

10:05, 30/03/2020

Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë për të ndihmuar Italinë në përballimin e situatës pas shpërthimit të koronavirusit, është përgëzuar nga të gjithë.

Gjesti ka prekur mjaft personazhe të famshme shqiptare dhe jo vetëm.

Në mesin e tyre është edhe aktorja e njohur e Hollivudit, Sharon Stone, e cila njihet për filmin e bujshëm të vitit 1992, “Basic Instinct”.

Pasi ka mësuar se Shqipëria ka dërguar 30 mjekë në Itali, aktorja ka bërë një postim në Instastory, përmes të cilit shpreh vlerësimin e saj për popullin shqiptar.

Ajo ka publikuar një foto të eksodit shqiptar para 30 viteve, kur Italia priti mijëra shqiptarë që vërshuan drejt brigjeve të saj për një jetë më të mirë:

“30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco