Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Burak hakmerret duke bërë veprimin fatal, këtë javë në 'Lule të vetmuara'

Burak hakmerret duke bërë veprimin fatal, këtë javë në 'Lule të vetmuara'

19:51, 29/03/2020
A+ Aa A-

Ejlyl shpëton nga kurthi i Kemalit por lëndohet kur Mesude nuk e beson aspak dhe mban anën e bashkëshortit. Gokhan rreh Kemalin dhe e kërcënon të qëndrojë larg Ejlylit. Burak pasi u rikthye në shkollë kërkon të hakmerret.

Ai rrëmben autobusin e shkollës dhe aksidenton Ejlylin dhe Songylin. Dy vajzat përfundojnë në spital në gjendje të rëndë për jetën. Defne është në rrezik për të mbetur me aftësi të kufizuara.

Xhemre fajëson veten për aksidentin pasi ishte ajo që e tërhoqi denoncimin ndaj Burakut. Burak arratiset para se policia ta arrestojë.

Vajzat presin me ankth në spital për fatin e mikeshave të tyre. Në këtë moment një surprizë e papritur vjen për Meralin. Nëna e vërtetë e Meralit arrin ta gjejë atë pas kaq shumë vitesh./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco