Biznesmeni gay infektohet me Covid-19 zbulon simptomat dhe tregon vuajtjet që përjetoi

Biznesmeni gay infektohet me Covid-19 zbulon simptomat dhe tregon vuajtjet që përjetoi

10:25, 28/03/2020
A+ Aa A-

Biznesmeni i njohur gay, Elton Ilirjani ka zbuluar se është infektuar me koronavius.

Ai rrëfeu se kontraktoi virusin kur udhëtoi drejt New York duke menduar se ishte më i sigurtë se në Shqipëri.

Biznesmeni u shpreh se për 12 ditë qëndroi në spital duke treguar edhe simptomat që përjetoi.

“Kam rreth 14 ditë që janë mbyllur në shtëpi. U largova nga Shqipëria për të qenë më i sigurtë në New York, po shkova në gojën e ujkut. Këtu njerëzit ishin infektuar dhe nuk e dinim. Kalova 12 ditë në shtrat në kontakt me doktorët online. Nuk arrita dot të bëja asnjë test. Ishte shumë e sigurt. Edhe dy kushërirat e mia me bashkëshortët e tyre rezultuan pozitive. Fillova me një ngacmim në fyt, një gudulisje e lehtë.

Të nesërmen filloi të më dhimbte fyti dhe mbasdite kisha temperaturë. Unë asnjëherë nuk kam pasur temperaturë, 10 vitet e fundit. Filloi kolla, 2 netë kalova pa gjumë me një dhimbje të madhe në mushkëri. Kisha dhimbje trupi, kollë e vazhdueshme, dhimbje koke, më dukej sikur po më shpërthente koka. Më kapi edhe paniku. Detaj që i vuri vulën ishte që pata humbje të nuhjatjes dhe shijes për 13 ditë. Nuk ndjeja më asgjë. U izolova vetëm në shtëpi me qenushen time,”– tha ai në një live në SKYPE me “Ftesë në 5”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco