Pas ndarjes nga Roberti, Nora në një lidhje të re? Detaji që i bëri të gjithë të dyshojnë

Pas ndarjes nga Roberti, Nora në një lidhje të re? Detaji që i bëri të gjithë të dyshojnë

08:20, 28/03/2020

Pas ndarjes nga bashkëshorti Robert Berisha, jeta private e Nora Istrefit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.

Ndryshe nga Roberti, Nora ka preferuar ta ruajë sa më shumë larg syrit të publikut jetën personale dhe deri tani nuk ishte përfolur për ndonjë lidhje të re.

Mirëpo gjatë komunikimit live që pati me Rudinën pasditen e djeshme, të gjithë vunë re se Nora mbante një unazë në ngjyrë smeraldi që kishte zëvendësuar unazën e martesës.

Menjëherë kanë nisur thashethemet se këngëtarja është në një lidhje, megjithatë deri tani Nora nuk ka deklaruar asgjë.

Na mbetet të presim për të mësuar nëse vërtet këngëtarja ka nisur një histori të re dashurie apo po shijon jetën beqare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco