E ëma feston ditëlindjen, Andrra Destani prek me postimin e saj

E ëma feston ditëlindjen, Andrra Destani prek me postimin e saj

21:42, 27/03/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme në familjen e Andrra Destanit është ditë feste, e ëma e saj feston ditëlindjen.

Por për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 Andrra nuk ka mundur të festojë së bashku me familjen e saj dhe e ka uruar nënën e saj më anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram që me siguri ka përlotur të gjithë ndjekësit e saj.

“Nënë…sikur të mos ikja kurrë nga streha e kraharorit tënd, sikur t’i dëgjoja sërish ninullat nga zëri që më jep paqe në shpirt, sikur të mund të ta ledhatoja fytyrën që s’ma kurseu kurrë buzëqeshjen, sikur kilometrat të mos ishin mes nesh, s’do reshtja kurrë së thënuri se je më e shtrenjta për mua. Dua ta ndal kohën në çastet me ty, t’i jetoj me të njëjtën forcë emocioni që i kujtoj. Dua të të uroj sot, edhe pse zemra më kërkon përqafimin e munguar. Gëzuar ditëlindjen, ty që je rreze e ngrohtë shpirti për familjen tonë. E pac gjithë jetën festë aroma ime e jetës. Të jesh nënë është sakrificë e bukur, të jesh TI është hyjnore”, shkruan Andrra në postim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco