Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

‘Dila’ e shqetësuar prej Koronavirusit: Situata është shumë serioze

‘Dila’ e shqetësuar prej Koronavirusit: Situata është shumë serioze

20:39, 27/03/2020
A+ Aa A-

Aktorja Burcu Biricik e cila është shumë e njohur nga roli i “Dilës” në serialin “Kuzgun”, ka treguar se është shumë e shqetësuar për situatën e krijuar nga pandemia e Koronavirusit. Ky virus ka prekur edhe Turqinë dhe aktorja shkruan se situata atje është shumë serioze.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo i ka bërë thirrje fansave që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për prindërit e gjyshërit. Dila e mbyll deklaratën e saj duke u shprehur se shpreson që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

“98 raste në një javë tregon se situata është shumë serioze. Ne nuk e dimë si po jetojmë, nuk e dimë çfarë armiku kemi përballë. Çfarëdo që të ndodhë, le të rrimë në shtëpi. Të rinj mos thoni se nuk ju gjen gjë, por mendoni për prindërit, gjyshërit tuaj dhe njerëzit e tjerë. Ne vërtet na duhet njëri-tjetri për të kaluar këtë pandemi. Shpresoj të gjithë ta kalojmë këtë situatë sa më shpejt” –ka shkruar aktorja./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco