Xhenet bëhet pjesë e serialit “Lule të vetmuara’, ja çfarë roli do të ketë

Xhenet bëhet pjesë e serialit “Lule të vetmuara’, ja çfarë roli do të ketë

16:31, 27/03/2020
A+ Aa A-

Aktorja turke Almila Ada u bë shumë e famshme në Shqipëri një vit më parë me serialin “Xhenet”. Ajo luante rolin kryesor të një vajze që braktiset në jetimore nga prindërit e më pas rritet nga gjyshja.

Aktorja 25-vjeçare së shpejti do të shfaqet edhe në serialin “Lule të vetmuara” që transmetohet në TV Klan në orën 16:05. Edhe në këtë serial ajo do të ketë pothuajse të njëjtën histori pasi do të luajë rolin e një vajze që bëhet pjesë e jetimores.

Në këtë serial aktorja do të ketë emrin Lalina dhe do të luajë në disa episode. Një tjetër informacion është se në serial Xhenet do të bëhet mikeshë me Songylin. Pasi luajtën bashkë në “Lule të vetmuara” ato u bënë mikesha edhe në jetën reale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco