Emina Cunmulaj zbulon gjestin e veçantë të bashkëshortit për punëtorët e tij

Emina Cunmulaj zbulon gjestin e veçantë të bashkëshortit për punëtorët e tij

10:34, 27/03/2020
A+ Aa A-

Emina Cunmulaj ishte në lidhje live me “Opinion” mbrëmjen e kaluar.

Ajo tregoi se ka dy javë e izoluar me vajzat, ndërsa bashkëshortit i duhet të dalë.

Edhe pse është një situatë e vështirë dhe ajo pohoi me shaka se izolimi ka filluar t’i vijë në majë të hundës, shpreson se do kalojë sa më shpejt. Emina shtoi se kohën e kalon me vajzar, duke u ushtruar fizikisht apo duke u marrë disa orë në ditë me skulpturë, kur vajzat flenë.

Modelja po ashtu zbuloi edhe një detaj të veçantë për bashkëshortin e saj dhe bizneset e tij.

“Burri im ka 15 mijë punëtorë në gjithë botën dhe i ka mbyllur për momentin. Disa restorante janë lënë të hapura, por vetëm për delivery. Ai është zemërmadh dhe është organizuar t’u japë punëtorëve një muaj pagesë falas dhe produkte ushqimore”, u shpreh ajo, duke marrë edhe komplimentet e Fevziut, i cili tha se duhen shumë biznesmenë të tillë në rastet kur njerëzit kanë nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco