Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Mediat britanike për këngën e re të Rita Orës: E nxehtë dhe sensacionale

Mediat britanike për këngën e re të Rita Orës: E nxehtë dhe sensacionale

22:51, 26/03/2020
A+ Aa A-

E nxehtë dhe sensacionale. Kështu e përshkruajnë mediat britanike Rita Orën e cila paraqitet para një ariu të murrmë në videon e fundit të saj “How To Be Lonely”

Pasi kishte lansuar këngën e saj më të re “How to be Lonely” në fillim të këtij muaji, ajo vazhdimisht ka postuar video të nxehta të cilat do të dalin se shpejti me këngën.

Video nga klipi i saj i fundit, tregon Rita Orën afër një ariu të murrmë.

Ajo ka treguar asetet e saj të jashtëzakonshme të këtij klipi, i cili do të lansohet i tëri të premten, kjo për shkak se fansat e saj ka kohë që janë duke ia kërkuar.

Rita duket sensacionale në këtë video dhe tregon edhe anën e saj artistike derisa në disa raste paraqitet edhe në të brendshme.

Ajo në një skenë paraqitet në një dysheme që duket se ka shumë vezë derisa tregon trupin e saj tepër seksi.

Ndër skenat e tjera të Ritës në këtë spot është edhe momenti kur Rita vallëzon me një skelet duke thënë kështu tjetër paraqitje emocionale të saj.

Në përgjithësi tërë mediat britanike e kanë lavdëruar videon e re të Ritës, derisa këngëtarja ka treguar orën se kur do ta lansojë atë gjatë ditës së nesërme.

Në këtë listë përfshihet edhe Prishtina, ku këngëtarja e lajmëron se klipi i saj do të lansohet në ora 16:00, në të njëjtën kohë me Berlinin dhe Milanon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco