Probleme në familjen e Kardashian, Kourtney dhe Kim përplasen me grushta e shkelma

Probleme në familjen e Kardashian, Kourtney dhe Kim përplasen me grushta e shkelma

20:54, 26/03/2020
A+ Aa A-

Problemet për Kim Kardashian duket se nuk kanë të ndalur, pasi që së fundmi ka pasur edhe një keqkuptim me motrën e saj.

Në një episod të “Keeping Up With The Kardashians”, Kourtney dhe Kim shihen duke u përplasur fizikisht pas një zënke të gjatë që kishin, shkruan Daily Mail.

Paraqitja e shkurtër e episodit i paraqet që të dyja duke bërtitur, por fillimisht është Kourtney ajo e cila e godet në fytyrë e më pas Kim e godet nga mbrapa.

Ajo e cila u mundua që ta qetësojë situatën ishte motra e tretë e tyre, Khloe, e cila në atë moment ishte duke qëndruar me Kendall Jenner në dhomën e gjumit.

Image

Pas ndërhyrjes së saj, Kim duket tejet e nevrikosur duke bërtitur ndaj Kourtney: “Thjesht nxirreni nga këtu. Nuk dua ta shoh as fytyrën e saj, ”- citon Telegrafi.com.

Ndërsa shkaku i zënkës është ende i paqartë, pasi që sigurisht nuk është hera e parë që motrat janë përplasur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco