Angelina Jolie bën gjestin human për fëmijët e uritur

Angelina Jolie bën gjestin human për fëmijët e uritur

15:09, 26/03/2020

Angelina Jolie bën bamirësi prej shumë kohësh.

Ajo u ka ardhur gjithmonë në ndihmë familjeve në nevojë dhe këtë gjë po bën pikërisht tani kur bota ndodhet nën kërcënimin e koronavirusit.

Aktorja e famshëm ka dhuruar 1 milionë dollarë për organizatën  No Kid Hungry për të ndihmuar fëmijët që nuk kanë të hanë ndërsa pandemia botërore vazhdon të përhapet dhe nuk dihet përsa kohë do vazhdojë të zgjasë kjo situatë.

“Që nga kjo javë 1 miliardë fëmijë nuk shkojnë në shkollë për shkak të mbylljes së tyre nga koronavirusi,”- tha Jolie në një deklaratë.

Ndërsa më pas, ylli i Hollyëood-it shtoi:

“Shumë fëmijë varen nga ushqimi dhe kujdesi që marrin gjatë orarit të shkollës. No Kid Hungry po bën përpjekje për të arritur tek sa më shumë prej këtyre fëmijëve që të jetë e mundur.”

Aktorja u shpreh se organizata po përdor burimet e saj për të siguruar që fëmijët të marrin ushqim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco