Lëpiu tualetin e avionit, i riu rezulton i infektuar me koronavirus

Lëpiu tualetin e avionit, i riu rezulton i infektuar me koronavirus

08:53, 26/03/2020

Një 21-vjeçar ka pranuar të bëjë sfidën më të fundit të TikTok të frymëzuar nga influencuesja, Ava Louise.

Sfida mban emrin “Coronavirus challenge” dhe ata që pranojnë ta bëjnë duhet të lëpijnë një tualet publik.

Image

Larz e pranoi sfidën duke lëpirë tualetin e një avioni dhe pas kësaj ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, ai shfaqet i shtrirë në një krevat në gjendje jo të mirë.

Në video ai thotë se simptomat e para i ka shfaqur pak ditë pasi pranoi të bëjë sfidën e rrezikshme.

Videoja e tij është komentuar gjërësisht duke u bërë virale, megjithatë të shumtë janë ata që mendojnë se ky është një dënim që e meritonte.

Më herët, i riu ka treguar se si ka provuar të lëpijë akulloret dhe i ka lënë sërish në vendin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco