Markat e luksit në luftë kundër pandemisë, prodhojnë maska dhe mjete mbrojtëse

Markat e luksit në luftë kundër pandemisë, prodhojnë maska dhe mjete mbrojtëse

23:28, 25/03/2020

Teksa dyanet janë mbyllur, shfaqjet e modës janë anulluar dhe furnizimi botëror është ndalur, një pjesë e madhe e industrisë së modës është bërë e panevojshme.

Por tani marka luksi shumë të njohura janë kthyer në punë, kësaj rradhe për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë. Ato prodhojnë maska dhe pajisje të tjerë mbrojtëse ndaj virusit.

Guvernatori i New York, Andrew Cuomo, foli për nevojën për ndihmë në Tëitter: “Ne kemi nevojë që kompanitë të tregohen creative dhe të furnizojnë punonjësit e shëndetit me materialet e duhura.”

Thirrjet e tij u përgjigjën me oferta për të përdorur mjetet e prodhimit të rrobave luksoze për maska.

Një nga të parët që u përgjigj ishte stilisti Christian Siriano, i cili shkroi: “Nëse qeveria e New York thotë se kemi nevojë për maska, skuadra ime do të bëjë disa. Kam një skuadër të tërë që punon nga shtëpia që mund të ndihmojë.”

Shumë marka si Dior, Brandon Maxëell dhe Prada janë bashkuar në këtë nismë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco