“Me Ilirin ka plasur dashuria”, Monika Kryemadhi tregon mes të qeshurash raportin me bashkëshortin e saj gjatë ditëve të vetizolimit

“Me Ilirin ka plasur dashuria”, Monika Kryemadhi tregon mes të qeshurash raportin me bashkëshortin e saj gjatë ditëve të vetizolimit

19:35, 25/03/2020

Kryetarja e partisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte me Bieta Sulon në ‘Ftesë në 5’.

Ajo ka treguar se si kanë shkuar këto ditë për familjen Meta, teksa kanë treguar kujdesin maksimal ndaj virusit ‘Covid-19’.

Monika u shpreh se gjatë kësaj periudhe e ka hequr prizën e politikës dhe se është dobësuar aq shumë sa telefoni nuk e njeh më fytyrën e saj.

Përveç kësaj Kryemadhi ka treguar se përveç pompave që ka publikuar në llogarinë në ‘Instagram’, ka bërë edhe 100 të tjera pasi përgatitej me tre fëmijët e saj, të cilët e udhëzonin se si duhet të mbante trupin e saj.

Monika tregoi më shumë detaje rreth raportit me Presidentin e vendit, z. Ilir Meta gjatë ditëve të vetizolimit. Kryemadhi u shpreh se mes saj dhe z. Meta ka “plasur” dashuria aq shumë, ndonëse nuk mund të bëjë një fëmijë të katërt.

Ajo tregoi se është përkushtimi i z. Ilir ndaj fëmijëve që ka bërë që dyshja të ketë shumë dashuri gjatë këtyre ditëve.

Në mbyllje të bisedës së ngrohtë dhe plot të qeshura me Bietën, Monika i bëri thirrje të gjithëve të kujdesen për anën e tyre psikologjike dhe shpirtërore, pasi ato kanë më shumë rëndësi./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco