Teksa është vetëkarantinuar në Barcelonë, Aurela tregon momentin e frikshëm që përjetoi

Teksa është vetëkarantinuar në Barcelonë, Aurela tregon momentin e frikshëm që përjetoi

08:34, 25/03/2020
A+ Aa A-

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte në një lidhje në Skype  modelja Aurela Hoxha.

Ajo për momentin ndodhet në Barcelonë, ku edhe është vetëkarantinuar për shkak të situatës së vështirë në të cilë ndodhet Spanja si pasojë e koronavirusit.

Gjatë intervistës Aurela tregon se përpara se të shkonte në Barcelonë, ajo kishte qenë në Milano ku situata ishte disi e rënduar dhe frika ishte e madhe.

"Unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluam një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe familja ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë", tha Aurela.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco