Lëpiu produktet në supermarket, arrestohet i riu

Lëpiu produktet në supermarket, arrestohet i riu

08:20, 25/03/2020
A+ Aa A-

Një djalë i ri i cili filmoi veten duke lëpirë produktet e një supermarketi Walmart në Warrenton, SHBA, është arrestuar.

"Kush ka frikë nga koronavirus?", shprehej i riu në videon që bëri xhiron e rrjetit.

"Një banor që publikoi një video të tij duke lëpirë mallrat dhe e postoi në rrjete sociale është arrestuar. Kjo video ka marrë një vëmendje ndërkombëtare dhe ne kemi marrë raportime të shumta në lidhje me videon nga vendasit, si dhe njerëz nga Hollanda, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Ne i marrim këto ankesa shumë seriozisht dhe dëshirojmë të falenderojmë të gjithë ata që raportuan videon në mënyrë që çështja të mund të adresohej", shkruhej në njoftimin e policisë.

Video shkaktoi shumë kritika dhe një prej prezantuesve më të njohur, Piers Morgan tha:

"Do doja që ky të futej në burg menjëherë. Do doja që të privohet nga çdo kujdes shëndetësor dhe të infektohet nga virusi. Këtë meritojnë këta hajvanët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco