Gjyshja e saj dyshohet se ka ‘Covid-19’, karantinohet familja e aktores turke

Gjyshja e saj dyshohet se ka ‘Covid-19’, karantinohet familja e aktores turke

21:56, 24/03/2020
A+ Aa A-

Familja e aktores turke Pinar Deniz po kalon një situatë shumë të vështirë pasi gjyshja e saj ka patur probleme me frymëmarrjen. Dyshohet se gjyshja e aktores është infektuar nga virusi ‘Covid-19’. 

Për këtë shkak familja e saj është karantinuar. Pinar Deniz ka bërë të ditur se mamaja e saj dhe tezja janë karantinuar në dhoma të veçanta. Ajo shprehet e mërzitur për faktin që secili po e vuan këtë situatë larg njëri-tjetrit. 

Aktorja tregon se ka tre ditë që po pret për përgjigjen e testeve. 26-vjeçarja është shumë aktive në rrjete sociale duke informuar fansat dhe duke i bërë thirrje të zbatojnë masat e marra nga qeveria turke. 

Pinar Deniz ka luajtur në shumë seriale turke ku më të njohurat janë “Vatanim Sensin” dhe “Bir Deli Ruzgar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco