Inagurohet statuja e saj në Kosovë, flet e emocionuar sportistja e njohur: Fillova në këtë vend të vogël, arrita majat e botës

Inagurohet statuja e saj në Kosovë, flet e emocionuar sportistja e njohur: Fillova në këtë vend të vogël, arrita majat e botës

22:53, 28/02/2020
A+ Aa A-

 

Majlinda Kelmendi është kampionia olimpike e cila prej shumë vitesh është krenaria e gjithë Shqiptarisë, pasi në çdo garë që merr pjesë ajo kthehet me medalje. Federata Botërore e Xhudos e ka zgjedhur Majlindën për t’i ndërtuar statujë. Shumë qytetarë nga Kosova udhëtuan drejt Pejës për të qenë pjesë e këtij përurimi. Majlinda e emocionuar ka mbajtur një fjalim duke i falenderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.

“Sot është një ditë historike jo vetëm për juve. Ashtu si po e përjetoni ju, unë jam duke e përjetuar edhe dy herë më shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardhur,Shumë njerëz më kanë pyetur a duhej të ishte vendosur statuja në Prishtinë, por mendoj se është më mirë që është këtu në Pejë, ku kam lindur dhe e kam filluar karrierën,besoj se kjo statujë do t’i motivojë shumë fëmijët në Kosovë dhe do t’i bindë që edhe ata mund të arrijnë suksese si unë. Gjithçka që kam arritur, unë kam filluar prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore. Faleminderit shumë”, shprehet Kelmendi.

Në vitin 2016 ajo fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco