Do të mbushte 41 vjeç: Landi kujton me mall Dr.Florin

Do të mbushte 41 vjeç: Landi kujton me mall Dr.Florin

11:50, 28/02/2020
A+ Aa A-

Sot, këngëtari shqiptar që u nda shumë herët nga jeta, Dr. Flori, do të festonte 41-vjetorin e tij të lindjes.

Ndër miqtë e shumtë që e rikujton shpesh Florin është Landi Hysi, i cili s’lë rast pa përmendur mikun e tij të ngushtë, duke i dërguar mesazhe prekëse.

Sot, Landi nuk mund ta haronte kurrsesi ditëlindjen e mikut të tij të zemrës dhe e ka rikujtuar me mall në llogarinë e tij në Instagram.

Landi ka publikuar një foto të Dr.Florit, ndërsa krahas saj ka vendosur datën e lindjes së këngëtarit.

'28 Shkurt 1979 #DrFlori“- shkruan Landi krahas fotos ku ndjekësit kanë vërshuar në komente për të ndjerin, duke treguar sa shumë i mungon muzika e tij.

Humbja e Florit ka shkaktuar dhimbje të madhe tek miqtë dhe familjarët e këngëtarit.

Ai ka lënë pas bashkëshortet, Blerinën dhe dy fëmijët e tyre, një vajzë dhe një djalë.

View this post on Instagram

28 Shkurt 1979 ???? #DrFlori

A post shared by Roland Hysi (@landifornia) on

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco