‘Arturo’ dhe ‘Teresa’ në pritje të fëmijës së parë? Ja si reagoi aktori ndaj këtyre lajmeve

‘Arturo’ dhe ‘Teresa’ në pritje të fëmijës së parë? Ja si reagoi aktori ndaj këtyre lajmeve

14:19, 27/02/2020
A+ Aa A-

Dyshja shumë e njohur e telenovelave spanjolle, Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer, janë prej 5 vitesh në një lidhje dashurie.

Ata u bënë shumë të famshëm me rolet e tyre si “Arturo” dhe “Teresa” në telenovelën “Teresa”, ku përfunduan si çift dhe prej vitesh bashkëjetojnë.

Shpesh herë në media është thënë se ata janë në pritje të fëmijës së parë, megjithatë fjalëve u ka dhënë fund vetë Sebastian nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar foton e një reviste, e cila shkruan me të mëdha se Sebastian dhe Angelique janë në pritje të fëmijës së parë, dhe aktori ka shpërthyer.

“ Gënjeshtër! Mos blini mbeturina”, shkruan ai.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco