Vjen lajmi i mirë për vogëlushen që ‘qeshte’ me bombat

Vjen lajmi i mirë për vogëlushen që ‘qeshte’ me bombat

13:00, 27/02/2020
A+ Aa A-

Vogëlushja siriane Selva u bë e njohur nga të gjithë me videon e publikuar nga i ati.

Në video babai i saj e bëri të besoj se bombat Siriane dhe Ruse ishin thjesht një lojë dhe duhej të qeshte.

Por tani 4 vjeçarja mund të fillojë një jetë të re në Turqi.

Nuk ka më bomba as për të dhe për familjen e saj të cilat u pranuan si refugjatë në provincën kufitare të Hatay.

’Shpresoj se lufta do të mbarojë dhe të kthehemi sërish në shtëpinë tonë’ ëshë shprehur babai i vogëlushes për agjencinë e shtetit turk pasi falënderoi qeverinë e Ankarasë.

Selva, katër vjeç, dhe familja e saj, jetonin në provincën siriane Idlib, ku vazhdon beteja për qytetin mes rebelëve xhihadistë dhe ushtrisë ruse e siriane.

Ata nuk janë të vetmit që braktisin shtëpinë si pasojë e luftimeve.

Sipas kombeve të bashkuara rreth 900 mijë persona kanë braktisur rajonin këto kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco