Nëna e Ritës psikiatre, mbështet Bebe Rexhën për problemet me shëndetin mendor

Nëna e Ritës psikiatre, mbështet Bebe Rexhën për problemet me shëndetin mendor

17:29, 26/02/2020
A+ Aa A-

Vera Ora i ka dalë në krah Bebe Rexhës pasi ajo ka folur haptas për problemet e saj me shëndetin mendor.

Këngëtarja Bebe Rexha tashmë po flet haptas për jetën me bipolaritetin, çrregullim ky me të cilin ajo po përballet tash e sa kohë dhe po i shkakton depresion të vazhdueshëm.

Bebe ka shkruar një status, ku ndër të tjera thotë se asnjëherë nuk ka dashur të gjykohet ose të etiketohet si ‘e çmendur’, veçanërisht duke qenë grua në këtë botë, pasi ka pasur shumë njerëz që e kanë përdorë këtë kundër saj në mënyra shumë të gabuara.

 “U ndjeva nervoz duke e vendosur këtë cover. Asnjëherë nuk kam dashur të gjykohem apo etiketohem si “e çmendur”. Sidomos duke qenë gra në këtë botë, ka pasur njerëz që e kanë përdorur atë kundër meje në shumë mënyra të gabuara. Por ajo që po mësoj është kjo nuk ka të bëjë me mua. Kjo ka të bëjë me atë që një djalë ose një vajzë, një burrë, ose gratë ose një person jo binar, të mos ndjehet i vetmuar kur kalojnë kohë të vështira për shkak të gjendjes së tyre mendore. Ende ekziston një stigmë e lidhur me sëmundjen mendore dhe kujdesin shëndetësor mendor dhe shpresoj se mund të ndihmoj për të bërë një ndryshim të vogël. Faleminderit @ Selfmagazine”, ka shkruar Bebe.

Ajo ka folur gjërësisht për këtë për revistën ‘Self’, ndërsa në statusin e shkruar ka marrë shumë përkrahje nga fansat dhe njerëzit që e njohin.

Më pas nuk ka munguar mbështetja e shumë njerëzve nëpërmjet komenteve, ndër ta edhe nëna e këngëtares Rita Ora, Vera, e cila është psikiatre.

“Bravo që po e rrit ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe bravo për guximin tënd”, ishin fjalët e Verës.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco