‘Barbie’ e ushtrisë amerikane, e para në teste fizike

‘Barbie’ e ushtrisë amerikane, e para në teste fizike

16:19, 26/02/2020
A+ Aa A-

Një grua, të cilën e quanin “Barbie”, kur u bashkua me Marine Corp në SHBA, ka provuar se ata që kishin dyshimet te ajo, e kanë patur shumë gabim.

Kjo pasi, sipas mediave të huaja, ajo u klasifikua në krye të klasës së saj dhe u vendos në misione disa vende të botës.

Brie Burgett, një 28-vjeçare nga Lancaster, Ohio, u diplomua në kolegj me një diplomë të dyfishtë në shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare kur ishte vetëm 19 vjeç, luftoi për të gjetur një punë të përshtatshme, por siç duket nuk e kishte të lehtë për shkak të moshës së re.

Menjëherë pas kësaj, ajo u përfshi në disa degë të ushtrisë dhe vendosi të bashkohet me Korpusin Detar në vitin 2011 – duke e bërë atë gruan më të re “të angazhuar” në atë kohë.

“Njerëzit zakonisht janë të befasuar, kur mësojnë për punën time, sepse nuk dukem siç njerëzit i shohin marinsat”, tha Brie.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco