‘Shoqëron pasanikët në Dubai’/ Aktorja shqiptare reagon pas akuzave

‘Shoqëron pasanikët në Dubai’/ Aktorja shqiptare reagon pas akuzave

13:27, 26/02/2020
A+ Aa A-

Aktorja Arta Nitaj ka reaguar ashpër ndaj disa akuzave të disa portaleve kosovare që kanë shkruar për të se “shoqëron pasanikët në Dubai”, përkundrejt një shume të caktuar parash.

Gjithçka nisi pas një fotoje të Artës që u publikua në Instagramin e një agjensie, ku i bëhej reklamë një club-i luksoz duke publikuar edhe numrin e tij për rezervime.

Image

Menjëherë në media nisi të përflitej jeta e saj luksoze dhe udhëtimet e aktores në Dubai.

Sipas Gazetës Express, “agjensia e marketingut “The List DXB” ofron modele në një nga klubet super luksoze në Dubai, e të cilat janë shoqëruese gjatë mbrëmjes të të ftuarve”.

Por Arta ka hedhur poshtë gjithçka është thënë për të dhe shprehet se këto lajme janë të sponsorizuara nga njerëz që e kanë inat aktoren.

Fotografia është publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, dhe sipas Artës është thjesht një promovim i eventit që mbahet aty çdo të diel.

Ndërsa, sa u përket akuzave se ajo është shoqëruese e pasanikëve në këtë klub, Arta Nitaj e mohoi një gjë të tillë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco