Samanta Karavella flet për herë të parë për debatin që pati me Ronela Hajatin dhe Zerkën

Samanta Karavella flet për herë të parë për debatin që pati me Ronela Hajatin dhe Zerkën

11:25, 26/02/2020
A+ Aa A-

Samanta Karavella së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “3-shat”.

Ajo ka folur për projektet dhe jetën e saj dhe ndër të tjera nuk la pa përmendur dhe debatin e bujshëm që pati me Ronela Hajati dhe Young Zerka.

E pyetur nga moderatorja Bora Zemani lidhur me shkakun, Samanta tha se e gjitha ishte e tepruar.

“Çfarë është bërë, është bërë! Unë e kam diskutuar pjesën time.  Mendoj se debati pas Zerkës është thelluar pa shkas. Për këtë arsye, edhe unë që rrallë reagoj s’mbaja dot më”, tha këngëtarja.

Mos harrojmë se Ronela Hajati dhe Samanta kanë qenë mike të ngushta më parë, por për shkaqe që nuk dihen ato prishën marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Ishte Zerka ai i cili i hodhi benzinë zjarrit ku në emisionin “Shiko kush luan” tha se Samanta nuk e meriton famën që ka.

Kujtojmë se Samanta Karavella vetëm pak ditë më parë lancoi këngën e saj të fundit me titull “Pse” i cili vetëm në pak kohë po bën namin me klikime.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco