Ju kujtohen ‘Shtëpiaket e dëshpëruara’? Ja çfarë ka ndodhur me to pas kaq shumë vitesh

Ju kujtohen ‘Shtëpiaket e dëshpëruara’? Ja çfarë ka ndodhur me to pas kaq shumë vitesh

21:23, 25/02/2020
A+ Aa A-

 “Shtëpiake” të dëshpëruara ishte një nga serialet turk më të ndjekur në TV Klan. Ky serial u transmetua në vitin 2012 dhe tregonte historinë e disa shtëpiakeve që jetonin në të njëjtën lagje. Intrigat, sekretet, nuk mungonin në këtë serial që pati shikueshmëri shumë të lartë. Kanë kaluar shumë vite dhe tani aktorët kanë ndryshuar. “revistawho.com” ju sjell në vazhdim çfarë ka ndodhur me ta.

Image

Jasemini (Songul Oden) sot është 41 vjeç. Aktorja ka ndryshuar shumë në pamje pasi i ka prerë flokët shkurt. Ajo vazhdon aktrimin ndërsa për jetën personale është në një lidhje por ka preferuar të mos e bëjë publike.

Image

Zelishi (Evrim Solmaz) gjithashtu ka bërë një ndryshim në pamje duke i prerë flokët. Pamjen e re ajo e tregoi pak ditë më parë. Aktorja është 47 vjeç, e martuar dhe nënë e një djali.

Image

Elif (Ceyda Duvenci) është 42 vjeç, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo vazhdon aktrimin dhe projekte të tjera jashtë ekranit. Aktorja është shumë e lumtur me jetën e saj familjare dhe është aktive në rrjete sociale.

Image

Nermini (Bennu Yildirmlar) sot është 50 vjeç. Ajo vazhdon aktrim në seriale dhe luan edhe në teatër. Aktorja është e martuar dhe nënë e një vajze.

Image

Emel (Ozge Ozder) është 41 vjeç , vazhdon aktrimin dhe luan në një serial shumë të ndjekur. Ajo është e martuar dhe shumë e lumtur me jetën bashkëshortore. Emel është e martuar me këngëtarin Sinan Guleryuz, 33 vjeç.

Image

Gylshah (Deniz Ugur) është 48 vjeç. Ajo është ndarë nga bashkëshorti dhe është nënë e tre fëmijëve. Aktorja vazhdon profesionin e saj duke luajtur në seriale shumë të ndjekur në Turqi.

Image

Kudret (Cenk Ertan) është 50 vjeç. Ai vitin e kaluar u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij solli në jetë një djalë.

Image

Sinan (Serhat Tutumluer) është 47 vjeç. Ai është i martuar dhe ka një djalë. Aktori luan aktualisht në serialin shumë të ndjekur “Hercai”./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco